Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.
Sipas informacioneve trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit, të cilët me pas njoftuan policinë. Ekspertet mjeko-ligjore që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet që emigranti, i cili është në një moshë te re te këtë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.
Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb