E rëndë në Kukës, 15-vjeçari goditet me thikë pas sherrit, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

2 months ago 11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30. I mituri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas incidentit, së bashku me grupin hetimor, dhe po punojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e dyshuar, si dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article