E thumbuan Dortmundin kur e transferuan Sanchon, klubi gjerman ia kthen Man Unitedit me të njëjtën kartë

9 months ago 11

Borussia Dortmund është tallur me Manchester Unitedin pas kompletimit të transferimit të Jadon Sanchos.

Dortmundi ka ri-nënshkruar me anglezin nga Djajtë e Kuq pasi ai u dëbua nga ekipi i parë pas mosmarrëveshjes së tij publike me Erik ten Hag.

23-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Bundesligës në formë huazimi deri në fund të sezonit, pa asnjë mundësi blerjeje.

You love to see it 😁#MUFC @Sanchooo10 pic.twitter.com/QvQ1ibfRGv

— Manchester United (@ManUtd) July 23, 2021

Manchester United ka marrë një tjetër goditje në mediat sociale pasi Dortmundit i kishte ndodhë e njëjta gjë në vitin 2021 nga klubi anglez.

Ata ngarkuan një foto të Sanchos në fanellën e Dortmundit të këtij sezoni, shoqëruar me mbishkrimin: “Të pëlqen ta shohësh”.

You love to see it 😁 pic.twitter.com/oIAoxXG2QC

— Borussia Dortmund (@BlackYellow) January 11, 2024

Man United përdori të njëjtin përshkrim kur njoftoi nënshkrimin e Sanchos në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Read Entire Article