E vërteta e Roberto Mancinit

1 year ago 24
Reklamë
19:28 15/08/2023

Ish-trjaneri i Italisë sulmon presidentin e Federatës Gravina: Nuk më donte më në kombëtare

Roberto Mançini ka akuzuar presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina se e detyroi që të largohej nga detyra e trajnerit të kombëtares.

Në intervistat për mediat italiane, 58-vjeçari tha se ai i kishte thënë kreut të institucionit të futbollit italian se kishte nevojë për qetësi, por nga ky i fundit nuk e kishte pasur.

Kjo ishte arsyeja që ai dha dorëheqjen.

Përplasje mes të dyve pati edhe për zhvendosjet e anëtarve të stafit teknik, Lombardi dhe Evani.

Sipas teknikut, nuk është parë ndonjëherë që një president federate të ndryshojë stafin e trajnerit të kombëtares.

Mançini tha se Gravina prej kohësh mendonte ndryshe nga ai, por duhet që ta largonte teknikun dhe jo anëtarët e stafit.

58-vjeçari e bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër afrimit të Xhanluixhi Bufonit në përfaqësuese, përkundrazi vetëm vlerësim.

Sa i përket interesimit nga Arabia Saudite, ai nuk e mohoi, por theksoi se bëhet fjalë për dy situata të ndryshme.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article