“Ecuria e procesit të integrimit europian dhe hapat në vijim”, sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

1 year ago 27
Reklamë

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) do të zhvillojnë një takim ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit me temë “Ecuria e procesit të integrimit europian dhe hapat në vijim”. 

Hapjen e takimit do e bëjnë Jorida Tabaku, Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Toni Gogu, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (i komanduar), Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas Sh.S.Znj. Christiane Hohmann, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme do të flasin mbi temën e takimit.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar kolegë,

Nesër, më 19 Korrik 2023, ora 12:00, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) do të zhvillojë takimin me temë: “Ecuria e procesit të integrimit europian dhe hapat në vijim”. Aktiviteti do të zhvillohet në katin e IV, Kryesia e Kuvendit (salla e grupeve parlamentare).

Fjala e mirëseardhjes dhe përshëndetëse do të mbahet nga:

• Znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
• Z. Toni Gogu, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (i komanduar).
• Sh.S. Znj. Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,

Më pas Sh.S.Znj. Christiane Hohmann, Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme do të flasin mbi temën e takimit.

Aktiviteti do të vijojë me diskutimet e anëtarëve dhe të ftuarve të KKIE.

Ju informojmë se takimi do të transmetohet live në faqen zyrtare web dhe FB të Kuvendit.

Sa më sipër, ftohen mediat për transmetimin dhe pasqyrimin e tij me lidhje direkte.

Faleminderit!

Top Channel

Read Entire Article