Eden Hazard më në fund zbulon nëse pendohet që u largua nga Chelsea për Real Madridin

7 months ago 5

Eden Hazard u transferua nga Chelsea te Real Madridi në vitin 2019.

Ai dështoi në Santiago Bernabeu, duke bërë vetëm 76 paraqitje gjatë katër viteve.

“Ishte ëndrra ime”, deklaroi fillimisht belgu në një intervistë për Evening Standard kur u pyet nëse i vjen keq për këtë lëvizje.

“Mund t’ju them se ishte ëndrra ime edhe nëse historia nuk ishte aq e mirë me lëndimet dhe këtë dhe atë”.

“Kur shikoj prapa dhe ju mund të shihni disa fotografi të mia të veshura me fanellën e bardhë të Real Madridit, kjo më bën krenar”, ka shtuar më tej ai.

Hazard do të mbetet përgjithmonë një legjendë e Chelseat. Ai shënoi 110 gola dhe dha 92 asistime në 352 paraqitje për Blutë, duke fituar dy herë Premier League dhe Ligën e Evropës, si dhe Kupën e Ligës dhe FA Cup. /Telegrafi/

Read Entire Article