Edhe Izraeli fillon lirimin e grave dhe fëmijëve të burgosur palestinezë

10 months ago 18

Izraeli dhe Hamasi kanë nisur lirimin e pengjeve dhe të burgosurve pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim mes palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari ka njoftuar se 39 të burgosur gra dhe të mitur palestinezë në Izrael janë liruar në përputhje me angazhimet e autoriteteve izraelite për armëpushimin.

Ai ka shkruar në platformën X se “ne konfirmojmë se Kryqi i Kuq ka pritur 24 civilë të ndaluar në Rripin e Gazës, duke përfshirë një numër grash dhe fëmijësh civilë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit humanitar”.

We confirm that the ICRC has received 24 civilians that includes a number of civilian women and children, under the humanitarian truce agreement. A number of Thai citizens have also been released, and they are currently on their way out of the Gaza with the ICRC.

— د. ماجد محمد الأنصاري Dr. Majed Al Ansari (@majedalansari) November 24, 2023

Ndërkohë, bëhet e ditur se militantët e Hamasit kanë liruar 13 pengje izraelite dhe 12 tajlandezë, raporton timesofisrael.

“Jemi të lehtësuar që konfirmojmë lirimin e sigurt të 24 pengjeve. Ne e kemi lehtësuar këtë lirim duke i transportuar nga Gaza në kufirin Rafah”, ka njoftuar Kryqi i Kuq

Mediat kanë publikuar disa nga pamjet e para të pengjeve izraelite, ku brenda shihen fëmijët dhe gratë.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi janë marrë vesh për një pushim katër ditor dhe lirimin e pengjeve të të dyja palëve. /Telegrafi/

Read Entire Article