Edhe pse jo në sallë, Rama e ndjek Kuvendin, tregon foton me karriget e djegura: Ja ç’bëri opozita…

1 month ago 21

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë lidhur me djegien e karrigeve sot në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë. Teksa po mban një fjalim në selinë e Partisë Socialiste në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, Rama tregoi se e ka ndjekur çfarë ka ndodhur sot në sallën e Kuvendit. Të pranishmve i tregoi një foto të karrigeve që digjen, ndërkohë që e shoqëroi edhe me një mesazh për socialistët.

“Para se të dëgjoja fjalët tuaja, më dërgoi dikush këtë fotografinë. Është një zjarr i ndezur nga karriget e deputetëve. Ishte në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh? Sepse dua të them pak fjalë për politikën që prej shumë kohësh kalon ditë jo të mira në preceptimin publik dhe në të vërtetë është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzit, por edhe katastrofa. Mes këtyre dy pamjeve, jo absolute, qëndron edhe ndarja këtu tek ne, mes nesh, që përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojmë, plagosin, shkulin, djegin. Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë, nëse reforma që ne i kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë jo 25 vjet më mbrapa, por 10, 15 edhe 20 sot do ishim shumë më para.Ti mund të vendosësh se sa ti mund ta ndikosh politikën duke u marrë me të, por në rast se i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin të merret me ty,”-tha Rama në fjalën e tij.

Opozita ka nisur sot aksionin e paralajmëruar duke bojkotuar fillimisht Komisionet dhe më pas foltoren e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit krijuan kaos në Kuvend, ku në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën. Si pasojë e trazirave në Kuvend, seanca e sotme zgjati vetëm 15 minuta. Nga deputetët e opozitës, i vetmi që u ndëshkua me përjashtim ishte sekretari i Përgjithsëm i PD-së, Flamur Noka, i cili shkuli mikrofonat në sallë.

Read Entire Article