Edhe Ulqini vjen në Tiranë për Paradën e 28 Nëntorit, Veliaj publikon videomesazhin e homologut Omer Bajraktari

10 months ago 58

Shumë pak ditë na ndajnë nga Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor. Kryetari i Bashkisë Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari fton të gjithë qytetarët e tij që t’i bashkohen këtij eventi madhështor. Videomesazhin e ka postuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku shkruan se mezi i pret të gjithë në Tiranë më 28 Nëntor.

“Këtë vit të gjithë qytetet shqipfolëse, 28 nëntorin e festojmë ndryshe. Qyteti jonë me kulturën e vet të pasur iliro-shqiptare 2500-vjeçare, do të përfaqësohet nga dy shoqatat tona folklorike në festivalin e madh mbarëshqiptar në qytetin e Tiranës. Ftoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që të marrin pjesë në paradën madhështore të shqiptarëve me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shihemi me 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku vlerat kulturore të qytetit tonë do të prezantohen me krenari”, shprehet Bajraktari në videomesazh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article