Eiza Gonzalez duket elegante dhe atraktive gjatë daljes së saj në Beverly Hills

10 months ago 11

Duket se aktorja Eiza Gonzalez po shijon pak pushim pasi ka punuar në disa filma të njëpasnjëshëm.

Të enjten, ylli i ‘Alita: Battle Angel’ vendosi të dilte për të bërë pak pazar ndërsa po kujdesej për disa punë në lagjen Beverly Hills të Los Anxhelosit.

Ndërsa ishte jashtë dhe rreth qytetit të Meksikos, meksikanja 33 vjeçe, vendosi të bënte një ndalesë të vogël në një dyqan Sephora, i cili njihet për linjën e tij të grimit, parfumeve dhe produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, shkruan DailyMail.

E mbështjellë me një jelek elegant, pa një këmishë poshtë dhe pantallona që përqafonin figurën e saj mahnitëse të tonifikuar, Gonzalez ishte fotografia e vetëbesimit, teksa po dilte jashtë për në makinën e saj të parkuar me një çantë të vogël në dorë.

Stili dhe bukuria e saj bënë që më shumë se disa njerëz të ndaleshin dhe t’i hidhnin një sy të mirë yllit në rritje, e cila duket se ka lëvizur lart në renditjen e listës A të aktoreve.

Fashionistja do ta plotësonte edhe veshjen e saj duke i veshur një palë çizme me taka të zeza.

Duke e rrumbullakosur pamjen e saj të përgjithshme, ylli kishte stiluar flokët e gjatë ngjyrë kafe të errët, të cilat i rridhnin poshtë mbi gjoks dhe afër belit.

Gjatë shëtitjes së saj të shkurtë nga dyqani në makinën e saj, Gonzalez gjeti gjithashtu kohën për të pirë një filxhan kafe, teksa dukej elegate dhe mahnitëse. /Telegrafi/

Read Entire Article