Ekipet me kërcënuese të Superiores

9 months ago 33
22:50 09/01/2024

Skuadrat me performancën më të mirë në goditjet drejt portës pas dy faza kampionati

Në përfundim të dy fazave të para, pavarësisht se kryeson kampionatin, Egnatia nuk është ekipi që ka më shumë gjuajtje gjatë një ndeshjeje. Partizani kryeson me 12.35 goditje në një takim, i ndjekur nga Dinamo me 11.65.

Rrogozhinasit janë ekipi që ka përqindjen më të lartë të saktësisë përsa i përket gjuajtjeve drejt portës. Në 40% të rasteve, zigjelbrit kanë goditur portën. Dy sulmuesit e Egnatias, Isgan-darli (59%) dhe Paulau-skas (52%) janë lojtarët që e ndihmojnë më shumë skuadrën.

Pas Egnatias, vijnë Tirana dhe Partizani me 37.8% të gjuajtjeve drejt portës gjatë një ndeshje. Pas dy fazave rezulton se Skenderbeu është ekipi që gjuan më pak me 8.9 goditje për ndeshje dhe ka përqindjen më të ulët të gjuajtjeve në kuadrat 29.6%.

Një në tre gjuajte e dërgojnë në kuadrat Teuta dhe Vllaznia, që së bashku me Skënderbeun mbyllin renditjen me përqindjen më të ulët të goditjeve në portë. Në fazën defensive, Laçi dhe Vllaznia janë ekipet me performancën më të mirë, respektivisht 9.1 dhe 9.25 goditje të marra drejt portës për ndeshje.

Ndërsa dy ekipet që pësojnë më shumë gjuajtje drejt portës për ndeshje janë Kukësi me 14.18 goditje dhe Teuta me 12.13.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article