Ekipet më të vlefshëm në botë

6 months ago 24
Reklamë
23:26 24/02/2024

I pari është Dallas Cowboys dhe vlerësohet 9.2 miliardë Dollarë

Dallas Cowboys është ekipi më i vlefshëm në botë. Faqja Sportico e vlerëson skuadrën e futbollit amerikan 9 miliardë e 200 milionë Dollarë.

Një vlerë e jashtëzakonshme, ndërsa vetëm ndërtimi i stadiumit disa vite më parë i kushtoi mbi 1.3 miliardë. 10 ekipet më të vlefshëm në botë janë të gjithë nga Shtetet e Bashkuara.

Disiplinat janë basketbolli, futbolli amerikan apo bejsbolli që në fakt dominojnë edhe në listën me 100 skuadra.

Për të gjetur klubin e parë të futbollit duhet të zbritet në vendin e 13 ku ndodhet Manchester United që vlen thuajse 6 miliardë Dollarë.

Në këtë listë janë edhe ekipe hokeji në akull dhe nga Formula 1. Në total 100 skuadrat në 6 disiplina të ndryshme të këtij klasifikimi vlerësohen 405 miliardë Dollarë.

Tv Klan 


Të ngjashme

Read Entire Article