Eksese pas ndeshjes Prishtina-Trepça, tifozët vendas lënduan një zyrtar policor

5 months ago 7

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar pas përleshjes me tifozët e KB Prishtinës pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit ndaj KB Trepçës.

KB Sigal Prishtina lëshoi fitoren nga duart në minutat e fundit të ndeshjes, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 86-85 nga klubi mitrovicas.

Kjo humbje çoi rezultatin 2-0 në serinë e ndeshjeve të ‘Play-Off’, duke i irrituar tifozët vendas “Plisat”.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët filluan të shajnë dhe gjuajnë gjësende në parket dhe kjo detyroi Policinë e Kosovës të intervenojë.

Megjithatë, në tentim për ta zbrazur tribunën, një zyrtar policor ka mbetur i lënduar nga hedhja e gjësendeve.

“Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike, disa nga tifozët kanë hedhur  gjësende të forta, ndër të tjera edhe ulëse të palestrës me ç’rast si pasojë lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Read Entire Article