Gjykata e Tiranës ka gjetur fajtor për shpifje për të katërtën herë Sali Berishën pas një tjetër padie nga kryeministri Edi Rama.
Gazatari Top Channel Muhamed Veliu, mëson se gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e dhënë paraditen e të premtes, e ka çmuar si shpifës postimin në Facebook të zotit Berisha të datës 29.10.2018.
Ajo ka dhënë vendim për pranimin e pjesshëm të i padisë për sa i përket masës së dëmshpërblimit. Duke akorduar një pagesë dëmi 50.000 lekë në një kohë kur avokatët e kryeministrit, në kërkesën e tyre kërkonin 100 mijë lekë.
Gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e saj po ashtu kërkon përgënjeshtrimin e postimit të zotit Berisha.
Ish-kryeministri publikoi një mesazh duke pretenduar se ia kishte nisur një qytetare dixhitale, ku sipas saj ish-kryebashkiaku Durrësit Vangjush Dako i dërgonte Ramës para me valixhe.
Në të shkuarën kryeministri Edi Rama ka fituar edhe tre procese të tjera gjyqësore për shpifje me Sali Berishën.
Sikurse janë gjetur nga gjykata fajtor për shpifje ndaj tij edhe Lulzim Basha, Albana Vokshi, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.
Top Channel