Ekstradimi në Hagë/ Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj rekurs në Gjykatën e Lartë: Të lihet në fuqi vendimi i Apelit

9 months ago 25

Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me rekursin e Dritan Goxhaj në Gjykatën e Lartë, mbi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që ka lejuar ekstradimin e tij në Hagë.

Prokuroria deklaron se prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

“Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari”, sqaron Prokuroria.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat ai i ka mohuar gjatë procesit.

Reagimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit D.G., bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.

Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.

Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article