Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit/ Muhamet Rrumbullaku prej 24 orësh në Vlorë, në fokus dosjet e vjetra kriminale. Pamjet filmike…

9 months ago 31

Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku 23-vjecari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb në kokë nga një snajper, ka vënë në lëvizje të gjithë zinxhirin ligjzbatues në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, prej 24 orësh. Ai ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.

Burime për Neës24 bëjnë me dije se pjesë e analizës së zhvilluar nga Rrumbullaku, janë edhe dosjet e vjetra kriminale, ndërsa po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Një numër i madh pamjesh filmike janë grumbulluar nga kamerat në zonë në kohën ku ka ndodhur ngjarja.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article