Ekzekutimi i Liridona Murselit/ Dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit: Naimi më dha 30 mijë euro për të vrarë gruan

10 months ago 33

“Naimi më pagoi për të vrarë gruan e tij”, është shprehur në gjykatë bashkëpunëtori në vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas mediave kosovare, Grani Plava ka deklaruar në polici se ka marrë 30 mijë euro për të kryer aktin e vrasjes.

Ndërkohë, vetë Murseli, që u vu sot në pranga, nuk është deklaruar për ngjarjen. Krimin e bën më të rëndë fakti se ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit.

Megjithatë, priten hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që fillimisht u raportua si grabitje.

33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article