Një automjet është përplasur me një biçikletë në afërsi të fshatit Katund i Ri, në Njësinë Administrative Bradashesh në Elbasan.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur. Automjeti dyshohet se e ka goditur me forcë nga pas biçikletën dhe drejtuesi i saj ka rënë mbi asfalt, duke pësuar dëmtime.
Drejtuesi i biçikletës është shtrirë në rrugë. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb