“Emigrimi është shtrirë në të gjitha shtresat”, Dollenberg: Mjekët e rinj largohen nga mungesa e perspektivës, jo vetëm prej pagës

8 months ago 9

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka komentuar emigrimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.

Ajo u shpreh se shqiptarët që emigrojnë drejt Gjermanisë tashmë janë nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe jo vetëm ata që arrijnë të marrin pagat më të larta.

Sipas saj emigrimi masiv i mjekëve të rinj vjen për shkak jo vetëm të pagave të larta që ofrohen nga vende si Gjermania, por në vend të parë renditet perspektiva profesionale, e cila mungon në vend.

“Shqiptarët që vijnë në Gjermani të cilët i takoj në përditshmëri, janë edhe punëtorë të thjeshtë që nuk marrin pagat më të larta. Për mua kjo do të thotë se emigrimi tashmë është shtrirë në të gjithë shtresat e shoqërisë.
Mjekët e rinj po emigrojnë masivisht. Pagat e larta janë një arsye për ta, por në rend të parë është perspektiva profesionale për mjekët e rinj, e cila mungon në Shqipëri. Një mjek dëshiron të specializohet dhe të rritet në detyrë, dhe për mjekët nuk ka një rritje të mëtejshme duke e monopolizuar mjekësinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article