EMRAT/ Kontrabandonin cigare dhe fshihnin të ardhurat, katër të arrestuar në Tiranë

9 months ago 23

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cigarette”.

Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Flamur Zeqiraj 68 vjeç, Pavlin Jakaj 43 vjeç, Artur Shehu 29 vjeç, Edmond Ftoni 26 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article