Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar, babë e bir, Ibrahim Bushataj dhe Sadonel Bushataj., të plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit në Malësi të Madhe. Ngjarja u regjistrua gjatë mbrëmjes së të mërkurës, ku Emanuel Guri u qëllua me plumb në shpatull.
Dyshohet se shkak i plagosjes është bërë një konflikt për motive të dobëta mes të plagosurit dhe dy të arrestuarve.
Ndërkohë, 28-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.