EMRAT/ Sherri për pronat në Thumanë, dy kushërinjtë qëllojnë drejt njëri-tjetrit, mbeten të plagosur

3 months ago 20

Një përplasje mes fqinjëve ka agravuar deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e sotme në zonën e Thumanës.

Dyshohet se konflikti mes fqinjëve ka lindur për arsye të pronësisë, ndërsa për pasojë dy kushërinj besohet se kanë mbetur të plagosur.

Një efektiv policie i identifikuar si Sahit Ahmetaj (Sela) me armën e shërbimit, pas sherrit ka qëlluar në drejtim të disa personave mes tyre edhe kushëririt të tij Adrian Sela.

Ky i fundit po ashtu ka hapur zjarr drejt kushëririt të tij, i cili po ashtu është plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article