Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë,ndërsa viktimë ka mbetur 25 vjeçar shqiptar.
Ngjarja ndodhi në aksin Nea Fokaia – Sani, 650 metra para se të shkosh në hotelin “Sani Dunes”.
Mjeti me targa NZP – 4087 i drejtuar nga Roberto Pojani 25 vjec, nga fshati Pojan i Maliqit, humbi kontrollin e mjetit për shkaqe të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 25 vjecari shqiptar, i cili udhëtonte i vetëm në makinë. Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb