U kap me drogë. arrestohet gardiani i burgut të Peqinit. Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Balkanweb se bëhet fjalë për punonjësin e policisë së burgjeve, Erald Kasmi.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet e institucionit, në orarin zyrtar posedonte lëndë të dyshuar narkotike.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb