EMRI/ Dhunoi një grua pas konfliktit të çastit, arrestohet 37-vjeçari në Bulqizë

9 months ago 19

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, të identifikuar si Reshat Adili, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia bën me dije se 37 vjeçari, banues në fshatin Lladomericë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases T.D.

Ndërkohë po ashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article