EMRI/ Dyshohet si autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 33-vjeçari. Ja momenti kur kamerat e kapin mat në një nga objektet (Video)

2 hours ago 21

DURRËS

Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, si rezultat i hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është konfliktuar fizikisht me një shtetas tjetër.

Sekuestrohen shuma parash, vegla pune dhe armë të ftohta, që u gjetën në banesën e 33-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Several”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Hasa, 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se:

-më datë 29.08.2024, ka vjedhur vegla pune në një pallat në ndërtim, në lagjen nr. 1;
-më datë 11.10.2024, ka vjedhur kabllo elektrike, në një kantier ndërtimi, në lagjen nr. 4;
-më datë 17.10.2024, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një market në lagjen nr. 1;
-më datë 20.10.2024, ka vjedhur vegla pune në një banesë, në lagjen nr.17/1.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se më datë 27.10.2024, në lagjen nr. 17/1, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. T.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gentjan Hasa, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan shuma parash (euro dhe lekë), vegla pune, një mjet prerës (thikë) dhe një shkop bejsbolli.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article