Në datë 30.08.2024, u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë i shtetasit shqiptar Mërgim LAZRI i biri i Pellumb dhe i Valbona, i datëlindjes 05.05.1997, lindur në Bllate dhe banues në Bllate Diber.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata Torinos/Itali, me vendim Nr: occc 17772/21 R.G.N.R. -7/2022 RG, datë 09.10.2023, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për kryerjen e veprave penale “Grabitje me armë, Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 09.06.2021 ky shtetas së bashku me shtetasit Emirjon MARGJINI, aktualisht në burg në Itali, dhe persona të tjerë kane hyrë në shtëpinë e shtetasit Roberto MOTTURA që ndodhet në Torino Itali, për të mare peng shtetasin italian “MOTTURA”, pasi u aktivizua sistemi i alarmit “MOTTURA” u afrua për të parë se çfarë po ndodhte dhe u qëllua me arme, nga shtetasi Mërgim LAZRI ku mori një plumb.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb