EMRI/ Ishte i shpallur në kërkim, përfundon arratia për 36-vjeçarin nga Elbasani

10 months ago 40

Balkanweb app Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në doza, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Në pranga ka rënë Amarildo Sallaj, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article