“Strike 23″/ Me automatik e fishekë në makinë, vihet në pranga 44-vjeçari në Vlorë (Video)

9 hours ago 17

VLORË

Vijon puna bazuar në inteligjencën policore dhe kontrolleve intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 23”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

U kap në flagrancë me armë zjarri automatik, vihet në pranga 44-vjeçari, në Vlorë.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik.


Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 23”.

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article