EMRI/ Kërkohej nga Interpoli francez si pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari në Peru

9 months ago 10

Policia peruane ka vënë në pranga një shqiptar të shumëkërkuar nga autoritetet franceze. Në bashkëpunim me Interpolin dhe pas informacioneve të ardhura nga autoritetet franceze, në pranga ra Oltjon Belulaj, 34 vjeç, i cili mbante edhe një mbiemër tjetër.

Kreu i Interpol Peru, Kolonel José Luis Quiroz tha për mediat vendase se Belulaj kërkohej në Francë për “import të lëndëve narkotike për organizatën kriminale”. Operacioni për kapjen e tij erdhi pas informacioneve se Belulaj do të vinte në Peru nga Brazili ku ndodhej së fundmi, përmes linjës Latam.

Urdhër arresti nga autoritetet franceze ishte lëshuar ndaj tij në vitin 2022 dhe pas një monitorimi të historikut të tij të fluturimeve, u arrit të kapej të martën në mëngjes në aeroportin “Jorge Chávez” me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Mësohet se Belulaj nuk ka dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tij në Peru pasi nuk flet spanjisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article