EMRI/ Plagoset minatori në Bulqizë, niset me urgjencë me helikopter drejt Traumës

4 months ago 15

Një minator 45-vjeçar është plagosur ditën e sotme në minierën e Bulqizës.

Mësohet se 45-vjeçari është nisur menjëherë për mjekim të specializuar drejt Traumës në Tiranë.

Minatori i plagosur në minierën e Bulqizës është identifikuar si shtetasi Vahid Neziri.

Njoftimi:

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 40 vjeçar, niset me helikopter

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në një nga galeritë e minierës së kromit në Bulqizë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një nga galeritë mbi lagjen minatori në Bulqizë teksa 40 vjeçari Vaid Neziri ka qenë duke punuar në front teksa një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë.

Kanë qenë kolegët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës. Por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të pësuar nga goditjet e gurëve ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa nga Tirana mësohet se janë nisur ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article