Trajneri i parisienëve është entuziast për sezonin e ri, e shqetëson tensioni me sulmuesin
Skuadra e PSG është gati për nisjen e sezonit të ri të Lig 1. Por trajnerin Luis Enrique e shqetëson çështja Mbape, ndërsa shpreson në zgjidhjen e mosmarëveshjes mes klubit e lojtarit.
Trajneri Luis Enrique shpreson se Paris Sen-Zhermen mund të gjejë një zgjidhje sa i përket mosmarrëveshjes me Kilian Mbape. Spanjolli tha se klubi i Ligue 1 ka përvojë në zgjidhjen e çështjeve kontraktuale me yllin francez.
Marrëdhëniet mes 24 vjeçarit dhe kampionëve parisienë kanë qenë të tensionuara, pasi sulmuesi informoi se nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit 2023-24.
“Filloj me çështjen e Mbappes. Kjo është diçka që ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe atëhertë problemi u zgjidh pozitivisht midis lojtarit dhe klubit para ardhjes sime. Shpresoj dhe uroj që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje siç është bërë në të kaluarën. Kjo është ajo që unë do të doja të shihja.”
PSG do të përballet me Lorient në “Park de Prins” në takimin e parë të sezonit dhe spanjolli ndihet entuziast.
“Jam i emocionuar ta nis në stadiumin tonë me tifozët tanë edhe pse shumë do të jenë me pushime. Uroj të kemi një atmosferë të mirë, që të mund të bëjmë një ndeshje të bukur dhe ta fitojmë ndeshjen.
Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojnë Mbapen që të largohet si futbollist i lirë.”
Klubi shpenzoi 180 milionë euro për ta blerë yllin francez, ndërkohë që veprimet e tij kanë sjellë indinjatë edhe te tifozeria parisiene.
Klan News
Të ngjashme