Erik Ten Hag drejt shkarkimit/ Manchester United hedh sytë nga Spanja, Emery e Lopetegui favorit për stolin

11 months ago 11
14:25 03/11/2023

Eliminimi nga Kupa e Ligës i ka dhënë një tjetër goditje të fortë stolit të Erik Ten Hag. Holandezi rrezikon të jetë ai i shkarkuari i radhës në Premier League angleze. Tetë humbje në 15 ndeshje të këtij sezoni janë shumë për një skuadër si United, e ndërtuar për të fituar tituj. E si zakonisht, i sakrifikuar mund të jetë trajneri.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit i kanë dhënë edhe pak kohë Ten Hag, por në rast se rezultatet mungojnë do largohej. Manchester United po studion tregun e trajnerëve për të gjetur ndoshta edhe pasuesin e ish-teknikut të Ajaksit. Spanja është ajo që intrigon së tepërmi drejtuesit, pasi në pole-position gjenden dy teknikë iberik.

Bëhet fjalë për Unai Emeri që ka ndryshuar fytyrën e Aston Vijës këtë sezon dhe Julen Lopetegu. Ky i fundit ështe edhe emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e ‘djajve të kuq’ pasi aktualisht është pa kontratë. Situata e 57-vjeçarit vlerësohet shumë tek United, pasi në këtë drejtim e ndihmon puna e mirë e kryer te Porto, Real Madrid, Sevija dhe kombëtarja e Spanjës.

Skuadra nga “Old Trafford” po përjeton moment krize, pasi është e teta në kampionatin anglez, kualifikimi në turin tjetër të Ligës së Kampionëve është në rrezik, ndërsa u eliminua nga një prej dy Kupave në Angli.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article