Ernest Muçi afër transferimit te gjiganti turk, thyhet rekordi i shitjes nga Legia

8 months ago 4

Sulmuesi shqiptar i Legia Varshavës, Ernest Muçi thuhet se ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Besiktas.

Sipas mediumit Fanatik, Besiktas ka arritur një fund të lumtur për transferimin e yllit shqiptar të skuadrës polake, Legia Varshavës, 22-vjeçarit, Ernest Muci.

Ky medium shton se Besiktasi do të nënshkruajnë një kontratë 3.5-vjeçare me Mucin, të cilin arritën ta shtojnë në skuadrën e tyre në ditën e fundit të transferimit.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020/2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.

🤝 Beşiktaş Ernest Muci ile anlaşma sağladı. Siyah beyazlılar Legia Vorşova ile son detayları görüşüyor.

🗣🎙️ Transfer gelişmesindeki detayları @mustafakorksz aktardı. pic.twitter.com/7orCCJSFQb

— TRT Spor (@trtspor) February 9, 2024

Vlera e tregut 8 milionë euro

Ernest Muci, i cili ka luajtur 7 herë për Kombëtaren Shqiptare ka shënuar 2 asistime.

Vlera aktuale e futbollistit shqiptar në treg është 8 milionë euro.

Tarifë rekord transferimi

Gazetari polak Pawel Golaszewski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Mucit.

Golaszewski njoftoi se Legia Varshava mori një ofertë rekord transferimi nga Besiktas për Mucin në vlerë rreth 10 milionë euro.

Marrëveshja është afër të mbyllet duke u bërë Muçi shitja më e shtrenjtë në histori të klubit. /Telegrafi/

🆕Ernest Muci bardzo blisko odejścia z Legii Warszawa. Wicemistrzowie Polski otrzymali rekordową ofertę od Besiktasu Stambuł i są bardzo blisko porozumienia. Albańczyk stanie się najdroższym piłkarzem w historii stołecznego klubu. Wróble ćwierkają, że w grę wchodzi kwota…

— Paweł Gołaszewski (@golaszewski_p) February 9, 2024

🚨 Ernest Muci za około 10 mln euro lada moment ma zamienić Legię Warszawa na Besiktas!

CZEKAMY NA HERE WE GO 🤯 pic.twitter.com/ilrmaMBqua

— Transfery Piłkarskie (@Transfery_) February 9, 2024

Read Entire Article