Ernest Muçi ka shënuar një super gol ndaj Aston Villës

10 months ago 27

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që po zhvillohet në kuadër të raundit të pestë në Ligën e Konferencës.

Ekipi polak pësoi që në minutën e katërt të takimit përmes Moussa Diaby i cili shfyrtëzoi një asistim të Youri Tielemans për të shënuaër për rezultatin 1-0.

Sidoqoftë, goli i Muçit në minutën e 20-të solli baraspeshën në këtë takim.

Ernest Muçi ⚽️ pic.twitter.com/avQMGW82hp

— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) November 30, 2023

Legia tashmë e ka siguruar vendin e dytë në grup dhe tani do të luajnë në kualifikimet e play-offit.

Ky ishte goli i tretë i Muçit në Ligën e Konferencës teksa kujtojmë që dy prej tyre kishin ardhur pikërisht ndaj Aston Villas në sfidën e luajtur në Poloni./Telegrafi/

Read Entire Article