Ernest Muçi shkëlqen në Europë, mund Aston Villën me dy gola para syve të Sylvinhos

11 months ago 22
Reklamë

Ernest Muçi po përjeton një moment të artë të karrierës. Talenti shqiptar vendosi suksesin e madh  3 me 2 të Legias së Varshaves në ndeshjen e parë të fazës  së grupeve të Conference League përballë Aston Villës. Muçi realizoi dy prej 3 golave të ekipit polak,. Të zotët e shtëpisë kaluan shpejt në avatazh me Ëszolek, mirëpo anglezet barazuan  me Duran vetëm 3 minuta më vonë. Më tej doli në skenë ish futbollisti i Tiranës. Në minutën e  26 ai kalon Legian në avantazh duke derguar në rrjete një pasim të saktë nga e djathta dhënë nga Wszolek. Miqtë barazuan sërish në minutën e  38, mirëpo për ti dhënë jete festes së polakeve mendoi  edhe një herë tjetër Ernest Muci. Futbollisti I kombëtares sonë, shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 51, i dyti i ndeshjes për të, falë një gjuatje me të majtën nga jashtë zone. Muçi u zëvëndësua në minutën e 72 të ndeshjes dhe iu rezeveruan duatrokitje të gjatë për paraqitjen brilante, përpara syve të trajnerit të kombëtares silvinjo I cili kishte shkuar bashkë me ndihmen Doriva që ta ndiqnte nga afër sulmuesin 22-vjecarin i cili me kete forme është një kandidature e fortë për të qënë titullar për duelin ndaj Çekisë në 12 tetor.

Read Entire Article