Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, goli i tij i jep barazimin Legias – shpallet lojtar i ndeshjes

1 year ago 40
Reklamë

Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Legian e Varshavës në ndeshjen ndaj Piast Gliëice që u mbyll baras 1-1.

Talenti shqiptar, tundi rrjetën në minutën e 69-të duke vendosur baraspeshën në ndeshje.

Me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi, Muçi arriti të realizonte, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Legias.

ERNEST MUÇI 🇦🇱(2001) WITH THE EQUALIZER!
📽️ @FootColicpic.twitter.com/c53dfC7MMk

— Football Report (@FootballReprt) September 16, 2023

Ky ishte goli i tretë për Ernest Muçin në gjashtë duelet e aktivizuara në kampionat.

Ai ishte më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore me notën 7.7 pasi ishte në fushë për 87 minuta.

Muçi kishte tri driblime të kompletuara nga aq sa tentoi, ndërsa ishte fantastik edhe në pasime ku nga 17 i kompletoi 16 sosh. /Telegrafi/

Read Entire Article