Etiketimi i gazetarit si ‘vrasës me porosi’, Basha: Nuk bëj koment! Mbështes median në bërjen e punës me profesionalizëm

9 months ago 11

Gazetari Osman Stafa i është drejtuar kreu të PD, Lulzim Basha, duke e pyetur nëse mbështet deklaratat e bëra në një artikull të publikuar nga ‘Rilindja Demokratike’, ku cilëson gazetarët si ‘vrasës me porosi’.

Basha tha se nuk dëshiron të bëjë asnjë koment, duke shtuar se nuk mbështet etiketimet që u bëhen gazetarëve.

Pyetja e Osman Stafës: Pak ditë më parë  festua 3 vjetori i Rilindjes Demokratike, si shtyp i lirë i pari në Shqipëri, demokratik. Pak ditë më pas po kjo media ka publikuar një artikull ku sulmon gazetarët që ju bëjnë ju pyetje dhe kërkojnë të konfirmojnë deklaratat që ju bëni publikisht, duke i cilësuar ‘vrasës me porosi’, a i mbështesni ju këto deklarata?

Përgjigjja e Bashës: Nuk komentoj asnjë artikull dhe asnjë qëndrim të medias. Nëse ka njeri që është përballur me sulme dhe denigrime, jam unë, por unë nuk komentoj dhe nuk futem në këtë spirale. Aty funksionon liria e shtypit dhe funksion përmes gazetarëve.

Nuk mbështes asnjë etiketim të medias, sikundër mbështes median në bërjen e punës me profesionalizëm.

E di që sot mediat kryesore në vend kanë një problem elementar, aftësia për të përballuar koston ekonomike varet në masë nga gatishmëria e qeverisë për t’i darovitur. Nëse ju kujtohet, kam bërë zotime që do çlirojmë median nga varësia nga qeveria, dhe statusi i gazetarit, për të çliruar punonjësin e medias nga pasiguria e çdo lloji

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article