Etrit Berisha: Ta nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani

11 months ago 18

Etrit Berisha nuk i ka fshehur emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Evropian.

Ai paralajmëroi surpriza edhe në Gjermani në një intervistë pas ndeshjes, ku Shqipëria mori një pikë që i mjaftoi ndaj Moldavisë.

“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike”.

Ai shtoi se e kishte menduar edhe një Kampionat Evropian dhe është i lumtur që do të jetë në Gjermani.

“Absolutisht që po e kisha menduar. Gjithmonë kemi bërë maksimumin dhe këtë herë ia dolëm. Rrugëtimi sapo ka filluar dhe tani do të mendojmë për Evropianin e Gjermanisë”.

“Sigurisht që ai i pari ishte më i vështirë, pasi kishim një grup shumë ët fortë dhe ishte shumë më e mundimshme për të shënuar gol. Tani kemi pasur lojtarë shumë cilësorë individualisht dhe ekipi mori zemër, ndaj e bëmë më të thjeshtë. E kemi siguruar një ndeshje para fundit dhe është më e bukur”.

“Me siguri që sekreti është grupi. Kemi një grup shumë të mirë në aspektin kolektiv dhe individual, por edhe një trajner që di të menaxhojë shumë mirë grupin. Kemi menaxhuar mirë çdo situatë dhe ia kemi dalë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Read Entire Article