Euro po këmbehet sërish në nivelet më të ulëta për muajin qershor. 100.29 lekë po tregtohet monedha europiane.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë në 24 orët e fundit, 0.04 lekë më pak se një ditë më parë.
Euro në blerje qëndron poshtë 100 lekëshit duke u këmbyer për 99.98 lekë, ndërsa në shitje për 100.59 lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo monedhë është zhvlerësuar me 6.9 lekë.
Në të njëjtën ecuri në24 orët e fundit është paundi e franga zvicerane, ndërsa dollari amerikan shfaq shenja përmirësimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb