Euro2024, Kosova e mbyll me humbje

10 months ago 35
23:59 21/11/2023

Kroacia siguron një biletë për në Gjermani, barazon Franca, fiton Holanda

Kroacia ishte kombëtarja e radhës që kualifikohet në Euro2024. Ballkanasit fituan duelin e fundit, 1-0 ndaj Armenisë për ta mbyllur fazën eliminatore në vendin e dytë. Jashtë mbetet Uellsi pas barazimit 1-1 me Turqinë.

Franca barazoi 2-2 ndaj Greqisë më një ndeshje tepër të bukur nga dy kombëtaret. Nënkampionët e Botës ishin disi më të qartë në lojë, gjithsesi nuk arritën të merrnin fitoren dhe t i mbyllin kualifikueset me maksimumin e pikëve, 24 pas 8 ndeshjeve.

Fitore regjistroi Holanda, 6-0 ndaj Gjibraltarit për ta dërguar numrin e golave të pësuar nga këto të fundit në 20 në dy duelet e fundit.

Me humbje e mbylli fushatën kualifikuese Kosova, 0-1 ndaj Bjellorusisë. Goli i vetëm u shënua në pjesën e parë. Dardanët i përfundojnë këto eliminatore në vendin e parafundit në grup me 11 pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article