Europa, kambana alarmi: Në 2 vjet, akullnajat zvicerane kanë humbur 10% të masës!

1 year ago 14

Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë, jep alarmin se brenda vetëm dy viteve të fundit, akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës së tyre, apo rreth 10 për qind.

“Një vit ekstrem përcillet nga një tjetër. Akullnajat në Zvicër humbën 6 për qind të masës më 2022. Megjithatë, 2023-shi ishte edhe më keq, pasi sivjet u regjistrua edhe një humbje tjetër prej 4 për qind, çka përbën zvogëlimin e dytë më të madh nga fillimi i regjistrimit të matjeve”, thotë Komisioni.

Ekspertët e tij theksojnë se “akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me atë të të gjithë periudhës nga viti 1960 deri në 1990-tën. Si arsye për një shkrirje të tillë përmendet sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë. Një pjesë e akullnajave rezulton të jetë zhdukur plotësisht.

Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave. Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë llogaritet në 3 metra.

Top Channel

Read Entire Article