Europa League, Tuci kualifikon Spartën e Pragës

6 months ago 23
Reklamë
23:55 22/02/2024

Shkojnë më tej edhe Milani, Marseja dhe Benfika

Indrit Tuci ishte i jashtëzakonshëm për Sparta Pragën. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar për ekipin çek, pasi shënoi gol dhe dha asist në fitoren 4 – 1 ndaj Gallatasarait që vendosi dhe kualifikimin për në turin tjetër të Europa Ligës.

Asist dha edhe Qazim Laçi. Milani kaloi me sukses fazën Play Off edhe pse u mund 3 – 2 nga Ren të enjten në Francë. Sfida e parë në Milano kishte përfunduar 3 – 0 në favor të ekipit italian.

Karabag, Freiburg, Benfika, Sportingu i Lisbonës, Marseja janë skuadrat e tjera të kualifikuara në Europa League. Shorti i fazës së 1/8 do të hidhet të premten.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article