Evertoni edhe pas dënimit të madh nuk dorëzohet, ‘shkatërron’ Newcastlen evropian

10 months ago 51

Evertoni ka shënuar fitoren ndaj Newcastle me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë edhe përkundër shumë rasteve nuk solli gola, duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Loja u hap vetëm në 15 minutat e fundit, kur Dwight McNeil shënoi për 1-0.

Dwight McNeil scores and Everton take the lead

Everton 1-0 Newcastle Unitedpic.twitter.com/GR9WzLTfOQ

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 7, 2023

Goli i dytë i Everton erdhi në minutën e 86-të, kur Abdoulaye Doucoure shënoi gol të bukur pas asistimit të Jack Harrison për 2-0.

⚽️ 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Everton 2-0 Newcastle United, Abdoulaye Doucourépic.twitter.com/15SPailNFx

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 7, 2023

Ndeshjen e mbylli goli i shënuar nga Beto në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Beto ike difference is three!

Everton 3-0 Newcastle Unitedpic.twitter.com/Y91Ta6Grv4

— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 7, 2023

Evertonit edhe pse iu hoqën 10 pikë për shkak të shkeljes së rregullave të Ligës Premier, ata vazhdojnë të luftojë për të qëndruar në elitë, pasi aktualisht janë jashtë zonës së rënies me 10 pikë, duke lënë pas Lutonin, Burleyn dhe Sheffield Unitedin. /Telegrafi/

Read Entire Article