Fabregas bëhet trajner te Como

1 year ago 30
Reklamë
15:14 02/07/2023

Spanjolli lë futbollin e luajtur pas 20 vitesh karrierë

Cesc Fabregas është tërhequr nga futbolli i luajtur pas 20 vitesh karrierë për të nisur atë të trajnerit. 36-vjeçari, i cili ka patur sukses në futboll është aktivizuar me skuadra si Arsenal, Barcelona, Chelsea, Monaco duke e mbyllur te Como në Serie B ku është edhe aksioner.

Pikërisht kjo do të jetë pikënisja e një aventure të re për ish-mesfushorin spanjoll. Te Como do të drejtojë ekipin e të rinjve dhe atë B.

Fabregas fitoi trofe kombëtarë në Angli dhe Spanjë, por edhe ndërkombëtar si Botërori i Klubeve apo Superkupa e Europës.

Me përfaqësuesen spanjolle u shpall kampion Bote dhe Europe. Cesc Fabregas ka shumë për të dhënë si trajner nga ajo që ka mësuar si futbollist.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article