Fabrizio Romano konfirmon largimin e parë nga Barcelona në fund të sezonit

6 months ago 6

Barcelona do që t’i nënshtrohet një rinovimi të madh të ekipit pas përfundimit të sezonit aktual, ku pritet të ketë disa largime por edhe prurje të reja.

Një lojtar i cili tashmë është konfirmuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit është spanjolli Marcos Alonso.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano i cili përmes rrjeteve të tij sociale njoftoi se 33-vjeçari do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Kam kuptuar se Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në fund të sezonit aktual. Respekt i madh mes klubit dhe lojtarit, por ai po largohet në qershor, vendimi është marrë”, ka shkruar Fabrizio.

“Sergio Roberto mund të largohet gjithashtu si lojtar i lirë por vendimi final do të varet edhe nga e ardhmja e Xavit”, shtoi Romano.

Alonso ishte bërë pjesë e Barcelonës në shtator të vitit 2022 si lojtar i lirë, pas një aventure në Angli me Chelsean.

Këtë sezon ai është përballur me lëndime të shumta kur për pasojë ka arritur që të luajë vetëm në shtatë ndeshje./Telegrafi/

🚨🔵🔴 Understand Marcos Alonso will leave Barcelona as free agent at the end of the current season.

Massive respect between club and player but he’s leaving in June, decision made.

🇪🇸 Sergi Roberto could also leave for free but final decision will also depend on Xavi’s future. pic.twitter.com/Ec6b7bZAWP

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 1, 2024

Read Entire Article