Federata këmbëngul për Spalletti

1 year ago 30
Reklamë
23:28 17/08/2023

Institucioni italian i futbollit ka si zgjedhje të parë ish-trajnerin e Napolit, por “Të Kaltrit” duan 3 mln euro

Vazhdon përplasja mes Aurelio De Laurentis dhe Federatës Italiane të Futbollit për çështjen Spalletti.

Ish-trajneri i Napolit është zgjedhur nga presidenti i institucionit italian të futbollit Gabriele Gravina si pasardhësi i Roberto Mancinit në stolin e kombëtares.

Por presidenti i të kaltërve, pretendon se Spalletti nuk mund të marrë asnjë detyrë, pasi në kontratë ka një klauzolë me vlerë 3 mln euro që i duhet shlyer kampionëve të Italisë. Sipas federates, klauzola ka vlerë vetem për klubet që konsiderohen konkurente, ndërsa kombëtarja është tjetër çështje.

Institucioni pritet që emrin e ri ta shpallë deri në përfundim të javës.

Avokatët e federatës janë në punë këto ditë për të studiuar detajet e kontratës së trajnerit dhe pritet të dalin me një vendim pas pak ditësh.

Nëse çështja Spalletti nuk zgjidhet, Federata ka si alternativë Antonio Conten.

Por qeverisë italiane të futbollit do t’i duhet që të bindë 54-vjeçarin që të rikthehet në stolin e të kaltërve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article