Federata nis kërkimin për bazën në Gjermani

10 months ago 37
15:56 04/12/2023

Sylvinho kërkon kushtet më të mira për skuadrën

Trajneri i kombëtares Sylvinho dhe një delegacion i Federatës po inspektojnë disa hotele në Gjermani për të përcaktuar se ku do të vendoset kombëtarja gjatë finaleve të Europianit. Drejtori i komunikimit në FSHF, Fatjon Kodra, tregon për Tv Klan se Sylvinho po kërkon kushtet më të mira të mundshme për futbollistët e tij.

Por tashmë pas 3 ditësh nga hedhja e shortit, cilat janë emocionet e Sylvinho.

Në ditën e dytë të finaleve më 15 Korrik, kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë në Signal Iduna Park të Dortmundit. Katër ditë më pas kundër Kroacisë në Volksparkstadion të Hamburgut, ndërsa më 24 Korrik ndaj Spanjës do të luhet në Merkur Spiel-Arena të Düsseldorfit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article