Fëmija ishte i pa siguruar në makinë. Detaje të reja për aksidenti që Shkodër që i mori jetën 4-vjeçarit

8 months ago 7

Një aksident fatal për jetën e një 4-vjeçari u shënua ne aksin rrugor Shkodër-Velipojë. 2 automjete, njëra që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjera qe drejtohej nga një 38-vjeçar u përplasen në vendin e quajtur Pulaj-Plazh. Fatkeqësisht nga kjo përplasje e 2 automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, që udhëtonte në një prej makinave.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga e afërmja e të miturit, e cila ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër. E afërmja e 4-vjeçarit ka tentuar të frenojë, por fataliteti rezultoi i pashmangshëm.

Mësohet se i mituri ndodhej në pjesën e pasme të makinës, i pasiguruar me mekanizmat e mbajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda automjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article