Fëmijët në burg, xhaxhai hap dyert e mortit për të pritur ngushëllime për Pëllumb Metën, mister fati i gruas së tij

8 months ago 5

Teksa të tre fëmijët e tij kanë përfunduar pas hekurave pasi akuzohen për vrasjen e tij, vëllai i Pëllumb Metës ka hapur dyert e banesës për të pritur ngushëllime.

Meta u vra pas konflikteve të vazhdueshme u vra nga djali i tij i madh, Hyseni, me 4 plumba, dhe më pas vajza dhe djali tjetër e kanë ndihmuar që ta groposin në kasollen e banesës.

Ndërkohë, gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se nuk dihet nëse gruaja e Pëllumb Metës, e cila po hetohet në gjendje të lirë, nëse ka marrë pjesë në pritjen e ngushëllimeve.

Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article